Pastrimi i zonave të minuara në Kosovë

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, zyrtarë të organizatave që merren me pastrimin e zonave të minuara, thanë se do të duhen edhe katër apo pesë vjet për ta pastruar vendin nga fushat e minuara gjatë luftës. Mbi 100 persona kanë pësuar nga minat që nga përfundimi i luftës ndërsa së fundmi Shtetet e Bashkuara dhuruan një donacion prej pesë milion dollarësh në mbështetje të përpjekjeve për ta pastruar vendin nga minat dhe mbetjet e luftës.