Kosovë: Kërkohet drejtësi për veprimtarin Astrit Dehari

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë u shënua tre vjetori i vdekjes së veprimtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili në vitin 2016 vdiq në burgun e Prizrenit në rrethana të paqarta. Në një parakalim në sheshin qendror të Prishtinës u kërkua ndriçimi i këtij rasti dhe vënia në vend e drejtësisë.