Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat pritet të mbahen me gjashtë tetor në Kosovë, për herë të parë ka një kandidat për postin e kryeministrit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, ndërsa janë katër subjekte politike. Shefi i koalicionit Liria, Nenad Rashiç, thotë se forca e tij politike synon të forcojë pozicionin e komunitetit serb në Kosovë, ndërsa thekson se bisedimet Kosovë = Serbi duhet të çojnë në pajtim midis popujve.
Your browser doesn’t support HTML5