Presidenti çek Milos Zeman u dëgjua duke thënë se "nuk i pëlqen" Kosova

Your browser doesn’t support HTML5

Presidenti çek Milos Zeman u dëgjua duke thënë se "nuk i pëlqen" Kosova, ndërsa takohej me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç pas mbërritjes në Beograd të martën. Zeman ndodhet në Serbi për një vizitë dy-ditore që pritet të përqendrohet në përmirësimin e lidhjeve tregtare midis dy vendeve.
Presidenti çek Milos Zeman u dëgjua duke thënë se "nuk i pëlqen" Kosova, ndërsa takohej me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç pas mbërritjes në Beograd të martën.
Zeman ndodhet në Serbi për një vizitë dy-ditore që pritet të përqendrohet në përmirësimin e lidhjeve tregtare midis dy vendeve.
Ai i tha zotit Vuçiç në aeroportin e Beogradit se "më pëlqen Serbia dhe populli serb", duke shtuar më pas me zë të ulët: "dhe nuk më pëlqen Kosova".
Serbia nuk e njeh deklaratën e pavarësisë së Kosovës, por Republika Çeke është ndër 22 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që e kanë njohur Kosovën.
Vuçiç nuk iu përgjigj drejtpërdrejt komentit të Presidentit Zeman, por u përgjigj "faleminderit shumë".
Më vonë ata morën pjesë në një ceremoni për vendosjen e kurorës në Monumentin e Mbrojtësve të Beogradit 1914-1918.