Me thirrjet për ruajtjen e paqes dhe tolerancës dhe për respektim më të lartë të të drejtave të grave, në Kosovë sot u shënua dita e Kurban Bajramit. Udhëheqës fetar e politikë të vendit krahas përgëzimeve bënë thirrje për më shumë solidaritet ndërmjet qytetarëve.