Festivali i filmit dokumentar në Prizren

Your browser doesn’t support HTML5

Në Prizren sot (të shtunën) përmbyllet edicioni i 17-të i festivalit të filmit dokumentar, i njohur si “Dokufest”, në të cilin këtë vit u shfaqën rreth 280 filma. Festivali, i cili është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm për ringjalljen e jetës kulturore në Kosovë, por edhe për shkëmbimet kulturore me vendet e tjera, këtë vit si temë ka të vërtetën.