Në Kosovë njohës të fushës së integrimeve evropiane thanë se vendi ka dështuar deri tani në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga procesi i integrimeve dhe kjo ka bërë që Kosova të mos ketë perspektivë të qartë evropiane për dallim nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Por, përfaqësues të Bashkimit Evropian në Prishtinë thanë se perspektiva është e njëjtë si e të gjitha vendeve tjera, vetëm duhet vullnet më i madh në përmbushjen e rekomandimeve që dalin nga raporti i zgjerimit. Nga Prishtina njofton korrespondentja jonë, Edlira Bllaca.
Your browser doesn’t support HTML5