Në Kosovë një artist po përpiqet të hyjë në librin e rekordeve Guinness përmes një portreti të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të punuar me drithëra në një sipërfaqe prej 650 metrash katrorë. Alkent Pozhegu, thotë se ka zgjedhur figurën e presidentit Trump, në shenjë respekti të miqësisë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.