Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë publikoi të mërkurën një raport që trajton rreziqet e reja të ekstremizmit të dhunshëm. Aty theksohet se ekziston një numër në rritje i simpatizantëve që kurrë nuk kanë arritur të bashkohen në zonat e konfliktit, por që janë besnik të ideologjisë së ISIS-it, duke paraqitur kësisoj rrezik për sigurinë kombëtare. Nga Prishtina njofton korrespondentja jonë, Edlira Bllaca.