Protesta në mbrojtje të Lumit Radika
Your browser doesn’t support HTML5
Sot në Shkup u zhvillua një protestë në mbrojtje të lumit Radika. Protestuesit thanë se janë të vendosur për të mos lejuar devijimin e Radikës, siç ka në plan qeveria e Maqedonisë, me synimin për të ndërtuar një hidrocentral në Fushën e Llukovës. Në këtë rast, një pjesë e ujërave të lumit Radika do të derdheshin në lumin Vardar për të vazhduar më pas derdhjen në detin Egje.