Kosovë, kërkesë për zgjedhje të parakohshme
Your browser doesn’t support HTML5
Në Kosovë, drejtuesit e dy partive më të mëdha, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike thanë se do të kërkojnë konsensus në Parlamentin e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në gjysmën e parë të këtij viti. Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se po vazhdon me nismën e saj për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë që do të çonte vendin në zgjedhje të reja. Korrespondenti ynë në Prishtinë, Besim Abazi, thotë në kronikën e tij se debatet në kërkim të rrugës për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në muajin qershor pritet të shtohen pas kremtimeve për përvjetorin e gjashtë të pavarësisë së Kosovës.