BE vendos misionin vëzhgues në Kosovë
Your browser doesn’t support HTML5
Në Kosovë, sot janë vendosur vëzhguesit e parë të Misionit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve për pushtetin komunal që do të mbahen më tre nëntor. Kjo është hera e parë që Bashkimi Evropian dërgon mision për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, ndërsa sipas drejtuesve të tij, fakti që bëhet fjalë për vëzhgimin e zgjedhjeve komunale, flet për rëndësinë që Bashkimi Evropian i kushton këtij procesi.