Davutoglu në Tiranë
Your browser doesn’t support HTML5
Shqipëria dhe Turqia do të hartojnë së shpejti dokumentin e përbashkët që do të zyrtarizojë marrëdhëniet e një partneriteti strategjik mes dy vendeve. Kjo u bë e ditur sot në përfundim të takimit në Tiranë mes dy ministrave të Jashtëm. Qeveria e re e renditi Turqinë, krahas Italiasë dhe Greqisë si partnerin e saj strategjik. Niveli i ri i bashkëpunimit mes palëve synon të forcojë më tej marrëdhëniet tashmë të ngushta mes dy vendeve. Turqia do ndihmojë qeverinë e re edhe me këshilltarë në fushat e financave, energjisë, sigurisë dhe mbrojtjes.