Gratë dhe tregu i punës në Kosovë
Your browser doesn’t support HTML5
Në Kosovë, pjesëmarrja e gruas në drejtimin e bizneseve është rreth dhjetë për qind, një shkallë ende e ultë, që kushtëzohet nga shume faktorë, siç janë shkalla e pamjaftueshme e arsimimit, burimet e kufizuara financiare dhe paragjykimet. Përfaqësuese të organizatave humanitare thonë se infrastruktura ligjore në Kosovë është shumë e avancuar, por, zbatimi në praktikë lë hapësirë për diskriminimin e grave.