Pelegrinazh në Tomorr
Your browser doesn’t support HTML5
Besimtarët bektashinj të Shqipërisë po nderojnë me një pelegrinazh pesëditor në malin e Tomorrit imamin Abaz Aliu, një nga themeluesit e fesë së tyre.
Gjatë kësaj jave mijëra besimtarë janë ngjitur si çdo vit në malin e njohur të Skraparit për të ndjekur ritualet e shenjta dhe për të vizituar objektet e rralla të kultit; tyrbe dhe teqe në majat më të larta shkëmbore të Shqipërisë.