Arkitektura në Shkodër
Your browser doesn’t support HTML5
Në Shkodër, një pjesë e banesave karakteristike - monumente kulture, janë dëmtuar ose thjesht janë zhdulur gjatë viteve të tranzicionit. Mungesa e kontrollit mbi territorin ka sjellë nje numër ndërtimesh pa kriter që, jo vetëm kanë dëmtuar arkitekturën dhe urbanistikën e qytetit, por kanë vështirësuar edhe zbatimin e planit rregullues, të miratuar kohët e fundit.