Parlamenti kërkon largimin e EULEX-it
Your browser doesn’t support HTML5
Parlamenti i Kosovës, i kërkoi sot qeverisë që të përgatisë planin për t’i marrë përgjegjësitë nga misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, nga qershori i vitit të ardhshëm. Kjo kërkesë është pjesë e një rezolute e cila pasoi debatin e nxitur nga pakënaqësitë me mënyrën e trajtimit të rasteve të lidhura me krimet e luftës në Kosovë. Misioni i EULEX-it u vendos në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj. Mandati aktual i tij është përcaktuar deri në mesin e qershorit të vitit 2014, me mundësi të vazhdimit.