Me gazetarin Leon Menkshi

Your browser doesn’t support HTML5

Programi i Shkëmbimeve Fullbright sjell në Shtetet e Bashkuara njerëz nga e gjithë bota dhe Shqipëria është ndër vendet që prej vitesh përfiton nga ky program prestigjioz, i cili e merr emrin nga senatori amerikan J. William Fulbright. Zëri i Amerikës bisedoi me gazetarin Leon Menkshin nga Shqipëria që ka ardhur për të parë nga afër përvojën amerikane në Universitetin e Merilendit.