Debat mbi marrëdhëniet BE-Kosovë
Your browser doesn’t support HTML5
Në Kosovë autoritetet thanë se Prishtina dhe Bashkimi Evropian do të duhej të kenë një plan të veçantë për çështjen e veriut të Kosovës, në rast se përfundimisht bisedimet me Serbinë dështojnë të çojnë në një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Këto komente u bënë gjatë një diskutimi mbi marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian, të cilat është thënë se varen edhe nga rezultatet e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.