Vetëvendosje mirëpret rezultatin e bisedimeve
Your browser doesn’t support HTML5
Në Prishtinë, lëvizja Vetëvendosje tha sot se refuzimi i Serbisë për të pranuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, është lajm i mirë që e shpëton Kosovën nga kompromiset e mëtejme. Komentet e kësaj lëvizjeje pasuan vendimin e qeverisë serbe, i cili është pritur me zhgënjim edhe nga Brukseli por edhe nga qeveria e Kosovës, meqë nga rezultati i bisedimeve do të varet edhe rrugëtimi i Kosovës dhe Serbisë drejt integrimeve evropiane.