Lidhje

Shkëmbime dhe thumba mes Trump dhe Biden


Një debat në distancë mes Presidentit Donald Trump dhe ish nënpresidentit Joe Biden, të dy në të shtatëdhjetat, po i ngjan një zënke mes dy nxënësve adoleshentë për nga toni dhe përmbajtja.

Zoti Biden, i cili thuhet se synon të garojë kundër zotit Trump në zgjedhjet presidenciale të 2020-s, u shpreh me këto fjalë të martën: “Më kanë pyetur nëse do të isha i gatshëm të dilja në debat me këtë zotëri dhe unë jam përgjigjur ‘Jo. Por, të isha në shkollë të mesme do ta kisha marrë prapa palestrës dhe do t’i kisha dhënë një dru të mirë.’”

Është hera e dytë që ai përdor një gjuhë të ngjashme ndaj rivalit të tij të mundshëm.

Presidenti Trump u përgjigj sot në Tweeter: "Joe Bideni i çmendur përpiqet të duket si burrë i fortë. Në fakt ai është i dobët, si mendërisht edhe fizikisht. E megjithatë më kërcënon për herë të dytë me sulm fizik. Ai nuk më njeh mua, por do të ishte rrëzuar shpejt dhe keq dhe do të ikte duke qarë. Mos i kërcëno njerëzit, Joe.”

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG