Në Tiranë, komuniteti i gazetarëve vazhdon të protestojë ndaj planeve të parlamentit për të rimarrë në shqyrtim paketën anti-shpifje. Shtatë organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së shprehjes i dërguan drejtuesve dhe deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë një letër të hapur.