Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ritheksoi të hënën angazhimin që Lugina e Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë të bashkohet me Kosovën. Ai priti në Prishtinë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës të cilët kërkuan që parlamenti i Kosovës të miratojë një rezolutë përmes së cilës do të mbështeste këtë synim, ndërsa kërkuan edhe përfshirjen e tyre në ekipin negociues të Kosovë në bisedimet me Serbinë në Bruksel. Nga Prishtina njofton korrespondentja jonë, Edlira Bllaca.
Facebook Forum