Në Shkup po mbahen simpoziume shkencore me rastin e 112 vjetorit të Kongresit të Manastirit, i njohur si Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe. Dita e nesërme, 22 nëntori, kur përfunduan punimet e Kongresit, për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut përfaqëson festë zyrtare.