Lidhje

SHBA-Rusi, bisedime për armët konvencionale


SHBA-Rusi, bisedime për armët konvencionale
SHBA-Rusi, bisedime për armët konvencionale

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klionton shfaqi shpresën për rigjallerimin e traktatit të armëve konvencionale me Rusinë.

Pas takimit të sotëm me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në takimin e Këshillit NATO-Rusi në Berlin, sekretarja Klinton nënvizoi vlerën e negociatave për forcimin e kontrollit të armëve konvencionale.

Ajo tha se Rusia duhet të jetë transparente në lidhje me dislokimin e forcave të saj ushtarake. Ushtria e Rusisë ka bërë riorganizime të mëdha në vitet e fundit.

Sekretarja Klinton ka thënë se Rusia gjithashtu duhet të jetë e gatshme të bisedojë me fqinjët e saj rreth pajisjeve të saj ushtarake dhe mosmarrëveshjeve territoriale, duke iu referuar rajoneve seperatiste të Gjeorgjisë, Osetisë Jugore dhe Abkhazisë.

Gjeorgjia dhe Rusia zhvilluan një luftë të shkurtër në vitin 2008 mbi republikën pro-ruse të Ossetisë Jugore.

Rusia shumë shpejt mundi forcat gjeorgjiane dhe më vonë njohu pavarësinë e Ossetisë Jugore dhe Abkhazisë. Trupat ruse ende janë të pranishme në territorin e Gjeorgjisë.

XS
SM
MD
LG