Zhvillimi ekonomik në Shtetet e Bashkuara u rrit me një shkallë vjetore prej 3.2 për qind gjatë 3 muajve të fundit të vitit 2010.
Raporti i sotëm i Departamentit të Tregëtisë thotë se ekonomia më e madhe e botës u rrit me 2.9 për qind gjatë gjithë vitit.
Kjo shifër shënon një përmirësim nga viti 2009, kur recesioni bëri që ekonomia të pësonte një rënie prej mbi 2 për qind.
Zhvillimi më i mirë i ekonomisë është pjesërisht rezultat i shtimit të shpenzimeve të konsumatorëve, të cilat nxisin një pjesë të madhe të aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara.
Konsumatorët ishin më të gatshëm që të shpenzonin para, ndërsa u rrit vlera e aksioneve, u përmirësua disi tregu i vendeve të punës dhe u ulën borxhet.
Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner tha se kjo rritje tregon se ekonomia e ka kaluar pjesen me te madhe te krizes ekonomike. Por zoti Geithner tha ne forumin ekonomik ne Davos te Svicres, se rritja ekonomike eshte teper e ngadalte per te ulur shkallen e papunesise, e cila eshte 9.4 per qind dhe pritet te mbetet e larte per nje fare kohe.