Lidhje

Trump: Nuk kam ndryshuar bindjet për murin kufitar


Presidenti Donald Trump thotë se plani i tij për ngritjen një muri të shumëdebatuar përgjatë kufirit me Meksikën, “nuk ka ndryshuar asnjëherë dhe as ka evoluar nga plani i tij parë”. Ai i bëri këto komente pasi shefi i personelit i Shtëpisë së Bardhë John Kelly la të kuptohet dje se Donald Trump nuk ishte “i informuar plotësisht” në kohën kur ai pati premtuar për ndërtimin e murit.

Presidenti Trump komentoi sot në Twitter: "Sipas nevojës, pjesë të murit mund të jenë të tejdukshme. Muri nuk ishte menduar asnjëherë të ndërtohej në zona të mbrojtura natyrore, si male, djerrina, lumenj të rrëmbyer, apo zona me ujë.”

Presidenti Trump përmendi në Twitter edhe problemin me të cilin përballet qeveria amerikane, rrezikun e mbylljes, në rast se ligjvënësit e të dyja partive nuk bien dakord për shpenzimet qeveritare.

Ai tha se “mbyllja e qeverisë do të ishte shkatërrimtare për ushtrinë, për të cilën demokratët nuk duan t’ja dinë shumë”.

Presidenti Trump tha se ndërtimi i murit do të paguhet drejtpërdrejt, ose indirekt, gjatë një periudhe të gjatë kohe nga Meksika. Udhëheqësit meksikanë kanë thënë në të kaluarën se nuk kanë ndërmend të paguajnë për murin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG