Lidhje

Shanahan: Nuk kam dijeni për çështjen e anijes John McCain


Sekretari në detyrë i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, tha të enjten se nuk kishte autorizuar dhe nuk ishte në dijeni të një udhëzimi të Shtëpisë së Bardhë që anija luftarake USS John S. McCain, të "mos ishte e dukshme" kur Presidenti Donald Trump vizitoi Japoninë.

“Unë nuk do të ofendoja kurrë kujtimin e një patrioti të madh amerikan si Senatori (John) McCain. Unë nuk do t'i fyeja kurrë marinarët e rinj të ekuipazhit të asaj anijeje,” u tha zoti Shanahan gazetarëve në bordin e një avioni ushtarak rrugës për në Singapor.

Gjatë një vizite në Indonezi më herët, zoti Shanahan u tha gazetarëve:

"Kur lexova sot në mëngjes, ishte hera e parë që dëgjoja për një gjë të tillë".

Ai shtoi se i ka kërkuar shefit të tij të personelitm ta shqyrtonte këtë çështje.

Zëri i Amerikës lexoi një email që tregon diskutimet për USS John S. McCain mes Zyrës Ushtarake të Shtëpisë së Bardhë dhe një oficeri të Flotës së Shtatë të Marinës, para udhëtimit të zotit Trump.

“USS John McCain duhet të fshihet", thuhet në pikën e tretë të kërkesës së parashtruar në email.

“Ju lutem konfirmoni që do ta plotësoni pikën #3", theksohej në email.

FILE - Sen. John McCain, R-Ariz., then a Republican presidential candidate, speaks at a rally in Davenport, Iowa, Oct. 11, 2008.
FILE - Sen. John McCain, R-Ariz., then a Republican presidential candidate, speaks at a rally in Davenport, Iowa, Oct. 11, 2008.

Presidenti Trump thotë se nuk ishte informuar

Zoti Trump shkruante në Twitter të enjten se nuk ishte informuar lidhur me çështjen e anijes USS John S. McCain gjatë vizitës së tij në Japoni.

​Ai tha më pas para gazetarëve se nuk ishte në dijeni por shtoi se veprimi i zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë "kishte qëllim të mirë". Presidenti Trump tha se ai nuk ishte dakord për shumë tema me Senatorin McCain.

"Por sigurisht as nuk shqetësohesha fare që atje kishte një anije me emrin e të atit", tha ai.

The Arleigh Burke-class guided-missile destroyer USS John S. McCain
The Arleigh Burke-class guided-missile destroyer USS John S. McCain

Zëdhënësi i Sekretarit të Mbrojtjes, Lejtnant Koloneli i Ushtrisë, Joe Buccino, tha se zoti Shanahan "nuk ishte në dijeni të lëvizjes për të zhvendosur anijen USS John S. McCain, dhe as për shqetësimin që ishte pikënisja e udhëzimit".

“Përsa u takon lëvizjeve të anijeve, të vetmet që unë kam udhëzuar të zhvendosen, kanë qenë ato të flotës USS Abraham Lincoln”, tha zoti Shanahan nga Ministria e Mbrojtjes e Indonezisë, duke iu referuar dislokimit të grupit të anijeve luftarake USS Abraham Lincoln, në Lindjen e Mesme, për të frenuar kërcënimet e mundshme nga Irani.

The Nimitz-class aircraft carrier USS Abraham Lincoln (CVN 72) pulls alongside the fast combat support ship USNS Arctic (T-AOE 8) prior to a replenishment-at-sea.
The Nimitz-class aircraft carrier USS Abraham Lincoln (CVN 72) pulls alongside the fast combat support ship USNS Arctic (T-AOE 8) prior to a replenishment-at-sea.

Gazeta The Wall Street Journal ishte e para që nioftoi për udhëzimin për fshehjen e anijes USS John S McCain që Presidenti Trump të mos e shihte.

Përplasjet me senatorin McCain

Presidenti Trump përplasej shpesh me senatorin republikan dhe kandidatin për president në vitin 2008, John McCain, i cili vdiq vitin e kaluar.

USS McCain ishte emërtuar fillimisht për nder të babait dhe gjyshit të senatorit, të dy admiralë të marinës, dhe tani nderon të tre ata.

Meghan McCain, e bija e e Sen. McCain e quajti Presidentin Trump një "fëmijë" që ndjehet "thellësisht i kërcënuar nga madhështia" e babait të saj.

“Edhe nëntë muaj pas vdekjes, Trump nuk po e lë të pushojë në paqe. Prandaj më duhet të ngre zërin në emër të tij", shkruante ajo në Twitter.

Sipas medias, një mbulesë plastike u përdor për fshehur emrin e anijes para se të arrinte zoti Trump. Kur zyrtarë të lartë të marinës zbuluan se çfarë po ndodhte, ata udhëzuan personelin e mariinës ta hiqte mbulesën, që nuk ishte aty të shtunën para vizitës së Presidentit.

“Emri i anijes USS John S. McCain nuk ishte mbuluar gjatë vizitës së Presidentit në Yokosuka, ditën e të Rënëve. Marina është krenare për atë anije, ekuipazhin dhe trashëgiminë e saj", shkruante Shefi i Informacionit të Marinës, Admirali Charlie Brown në Twitter të enjten.

I pyetur nëse do të hapte një hetim për këtë çështje, zoti Shanahan tha se duhet të mësonte më shumë për incidentin fillimisht.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG