Lidhje

Ligjvënësit Schumer, Pelosi, thirrje për shkarkimin e republikanit Nunes


Udhëheqësi i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, bëri thirrje të enjten për dorëheqjen e kryetarit republikan të Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqëseusve, Devin Nunes, duke thënë se ai ka kryer veprime, të cilat minojnë hetimin lidhur me mundësinë e bashkëpunimit mes fushatës së presidentit Donald Trump dhe Rusisë.

Zoti Schumer i çoi një letër Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, ku i kërkonte ta shkarkonte menjëherë zotin Nunes nga Komisioni i Zbulimit. Në letër zoti Schumer ngrinte shqetësime serioze, si përse republikanët e Dhomës së Përfaqësueve nuk kanë ndërmarrë veprime të besueshme për të trajtuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara dhe për të parandaluar sulmet kibernetike të Rusisë në të ardhmen.

Për dorëheqjen e zotit Nunes bëri thirrje edhe Kryetarja e Demokratëve në Dhomën e Përfaqëseusve, Nancy Pelosi. Komisioni i Zbulimit votoi për publikimin e memorandumit të hartuar nga ligjvënësit republikanë, ku thuhet se në radhët e FBI-së dhe në Departamentin e Drejtësisë ka patur qëndrime anti-Trump. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Ryan e ka mbështetur publikimin e memorandumit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG