Duke filluar që sot dhe deri më 15 nëntor, në Qendrën John F. Kennedy të Arteve, do të shfaqet opera "La Boheme" e Giacomo Puccinit, një realizim i Teatrit të Operas Kombëtare të Washingtonit. Në rolin kryesor, atë të Rodolfos, interpreton tenori i famshëm shqiptar Saimir Pirgu.