Lidhje

Presidenti Obama i jep fund vizitës në Amerikën Latine


Presidenti Obama i jep fund vizitës në Amerikën Latine
Presidenti Obama i jep fund vizitës në Amerikën Latine

Presidenti Barak Obama po kthehet në Shtetet e Bashkuara ndërsa vazhdon të preokupohet me krizën në Libi.

Zoti Obama u largua disa orë më parë nga ç’ishte parashikuar nga El Salvadori duke mënjanuar një turne në rrënojat e lashta të Majave, për t’u përqëndruar në sulmet ajrore të koalicionit të hartuara për të mbrojtur civilët libian.

Në një intervistë të transmetuar sot nga televizioni në gjuhën spanjolle Univision, zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë të tërhiqen nga roli i tyre drejtues në përpjekjet ndërkombëtare në Libi. Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë trupa tokësore në Libi për t’i dhënë fund dhunës.

Zoti Obama i tha rrjetit CNN se shpreson se sulmet ajrore do t’u japin kryengritësve libianë shansin për t’u organizuar.

Presidenti është kritikuar që u largua nga Shtetet e Bashkuara para se të fillonin sulmet ajrore të koalicionit. Sulmet kanë hyrë tani në ditën e pestë. Anëtarët e kongresit e kanë kritikuar gjithashtu atë që nuk kërkoi autorizim para se të ndërmerrte vendimin për operacionet ushtarake.

XS
SM
MD
LG