Lidhje

Presidenti Obama i bën thirrje Kongresit të ruajë frymën e bashkëpunimit


Presidenti Obama i bën thirrje Kongresit të ruajë frymën e bashkëpunimit
Presidenti Obama i bën thirrje Kongresit të ruajë frymën e bashkëpunimit

Presidenti Barak Obama thotë se po i kërkon Kongresit të përpiqet për ruajtjen e gjendjes aktuale të përmirësuar të ekonomisë amerikane, ndërkohë që papunësia është në nivelin më të ulët në dy vjet dhe po hapen vende të reja të punës.

Gjatë fjalimit të tij të përjavshëm sot, zoti Obama theksoi se i njëjti angazhim dypartiak që mundësoi shkurtimin e taksave duhet të vazhdojë për arritjen e një marrëveshjeje rreth buxhetit federal.

Presidenti tha se mënyra e vetme që administrata e tij dhe republikanët mund të bien dakord, është të bisedojnë për sheshimin e dalliemeve. Zoti Obama thotë se si republikanët, ashtu edhe demokratët duhet të punojnë së bashku për t’i vënë Shtetet e Bashkuara në një rrugë të qëndrueshme të ekonomisë, që krijon vende pune dhe përgatit qytetarët për sfidat ekonomike më mirë se çdo vend tjetër i botës.

Në fjalimin javor të republikanëve, kongresistja nga Tenesia Dajen Blek tha se ndërkohë që zoti Obama thekson se vendi duhet të jetojë brenda mundësive të veta, buxheti i tij shton shpenzime që qeveria mund t’i kontrollojë.

Përfaqësuesja Blek tha se vendit i duhen politika të reja ekonomike që heqin pengesat ndaj shtimit të vendeve të punës, duke përmendur kështu rregullimat e tepërta ndaj ekonomisë, taksat dhe borxhin qeveritar.

XS
SM
MD
LG