Fjalimi i presidentit Obama drejtuar vendit, tashmë është caktuar për datën 25 janar. Sikurse na njeh materiali në vazhdim, tragjedia e ndodhur në shtetit Arizona, si dhe debati mbarëkombëtar që ka nxitur kjo tragjedi, do të trajtohen në fjalimin që presidenti Obama do të mbajë para Kogresit amerikan.
Presidenti dhe ndihmësit e tij në Shtëpinë e Bardhë kanë muaj që po përgatiten për fjalimin e presidentit drejtuar vendit, me një tematikë të gjerë burimesh si nga qeveria ashtu edhe jashtë sajë.
Data 25 janar është ditur prej shumë kohësh, por kjo datë u zyrtarizua të martën me një letër drejtuar presidentit Obama nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani John Boehner, i cili e ftoi atë zyrtarisht të mbante fjalimin.
Zoti Boehner shkruan në letër për tragjedinë në Arizona duke thënë se edhe pse pas tragjedisë, amerikanët nuk duhet të lëkunden kurrë nga obligimi i ligjvënësve për të zbatuar dëshirat e tyre dhe ofruar zgjidhje që vendi ynë të ecë përpara, thotë zoti Boehner.
Fjalimi i presidentit do të bëhet pothuajse dy javë pas vizitës së zotit Obama në Tukson të shtetit Arizona ku një 22 vjeçar qëlloi për vdekje gjashtë njerëz dhe plagosi 14 të tjerë.
Ndjenjat që presidenti do të shprehë gjatë një sherbimi përkujtimor në Tukson sot, ndoshta mund të jenë pjesë e fjalimit që zoti Obama do të mbajë para Kongresit dhe mbarë vendit me 25 janar.
Ja se si u shpreh Presidenti të henën, ndërkohë që fliste për gazetarët gjatë takimit me presidentin francez Nicolas Sarkozy:
"Është e rendësishme që mbarë vendi ynë e po ashtu dhe populli i Arizonës ta kuptojnë se po e trajtojmë direkt humbjen por po ashtu po flasim për shpresat për të ardhmen dhe se si do të dalim një vend më i fuqishëm nga kjo tragjedi. "
Fjalimi i presidentit vjen ndërkohë që vendi është përfshirë në një debat të nxehtë rreth motiveve të personit të akuzuar për vrasjet, pavarësisht se nuk ka prova deri tani se deri ku ka ndikuar retorika e debatit të nxehtë politik tek gjendja mendore e të akuzuarit në kohën e kryerjes së krimit.
Kryesisht pas ngjarjes në Arizona, presidenti mesa duket mund të flasë me tone të fuqishme rreth nevojës për civilizim më të madh në debatet kombëtare dhe do ti kërkojë të gjithë spektrit politik dhe medias që të mendojnë rreth ndikimit që mund të kenë fjalët e tyre.
Punonjësit e Shtëpisë së Bardhë thonë se pjesë të fjalimit të presidentit po rishikohen si rezultat i tragjedisë në Arizona. Por nëse është kjo apo çfarë zoti Obama thotë në shpalosjen e vizionit të tij për dy vitet e ardhëshme, ai do të ti vërë vulën e tij personale fjalimit që po përgatisin për të ndihmësit në Shtëpinë e Bardhë.
Po ashtu, presidenti mund të mbështetet edhe tek citimet e bërë nga ish figura të tjera politike që kanë folur ditët e fundit, një prej tyre ish presidentit Bill Clinton.
Në një intervistë me BBC të transmetuar të martën, zoti Clinton u bëri thirrje amerikanëve që të mos lejojnë diferencat politike, siç tha ai, të degjenerojnë në djallëzira dhe sugjeroi se Dhoma e Përfaqësuesve, tani e kontrolluar nga republikanët, duhet të jetë vendi ku të fillojë procesi i zbutjes së tonit debatit politik.