Lidhje

Presidenti Obama bën thirrje për përmirësimin e infrastrukturës


Presidenti Obama bën thirrje për përmirësimin e infrastrukturës
Presidenti Obama bën thirrje për përmirësimin e infrastrukturës

Duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara janë mbrapa Kinës dhe disa vendeve të tjera lidhur me investimet në infrastrukturë. Presidenti Obama përtëriti thirrjen për veprim që të riparohen rrugët, urat dhe aeroportet.

Sipas një raporti të ri të Departamentit të Thesarit dhe të Këshillit Ekonomik të Shtëpisë së Bardhë, Shtetet e Bashkuara shpenzojnë tani dy përqind të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm për infrastrukturën dhe që nga viti 1960 shpenzimet në infrastrukturë kanë rënë 50 përqind.

Në kontrast, raporti vë në dukje se Kinan shpenzon 9 përqind në infrastrukturë dhe Evropa rreth 5 përqind. Është e qartë, thekson raporti, se kjo neglizhencë e vazhdueshme do të ndikojë në pozitën konkuruse të Amerikës me pjesën tjetër të botës.

Presidenti Obama u takua për një orë për këtë çështje me guvernatorët e shteteve kryesore, kryetarët e bashkive dhe zyrtarë të kabinetit. Në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë ai foli rreth pasojave për infrastrukturën “tepër inefiçiente dhe të demoduar” për rritjen ekonomike për të tashmen dhe për të ardhmen.

"Çështja kryesore është se dritëshkurtësisë tonë i ka ardhur fundi. Ne nuk mund të rimë më gjatë duar kryq. Ne kemi nevojë për një sistem të mirë infrastrukture që t’u përgjegjet nevojave të shekullit të 21-të, një sistem që ndihmon në qendrueshmërinë e komuniteteve që të kenë më pranë njera tjetrsë vendet e punës, shkollat dhe shtëpitë”.

Në muajin shtator, presidenti i kërkoi Kongresit një fond fillestar prej 50 miliardë dollarësh për riparimin e infrastrukturës gjatë një periudhe gjashtë vjeçare, shpenzime që do të shlyheshin duke i dhënë fund, siç këmbëngul ai, duke hequr taksën e industrisë së naftës dhe gazit.

Por veprimet nuk mund të bëhen para mbledhjes së legjislaturës së ardhshme të Kongresit pas zgjedhjeve të 2 nëntorit, kur një ose të dyja dhomat mund të kontrollohen nga Republikanët, të cilët e kanë kritikuar ashpër paketën e shpenzimeve stimuluese të Presidentit Obama.

Duke thënë se “nuk ka arsye që infrastruktura më e mirë e botës të jetë jashtë kufijve të Shteteve të Bashkuara”, zoti Obama citoi shembuj të vendeve të tjera, përfshirë Kinën dhe theksoi se ato vende vlerësojnë rëndësinë e investimeve të sotme për të ardhmen.

"Aktualisht , Kina po ndërton qindra mijëra kilometra rrugë të reja. Gjatë 10 vjetëve të ardhshme, ajo ka në plan të ndërtojë disa dhjetra aeroposte. Gjatë 20 vjetëve të ardhshme ajo mund të ndërtojë 170 sisteme të reja të trasportit publik. Kudo gjetkë, vizioni është i gjerë, ata po krijojnë vende të reja pune sot, por po planifikojnë të fitojnë nesër”.

Një tjetër studim i kohëve të fundit përmban rekomandime të ngjashme me ato të raportit të administratër Obama dhe llogarit se qeveria federale dhe qeverisë e shteteve dhe lokaliteteve do të shpenzonin deri në 194 miliardë dollarë për të riparuar infrastrukturën ekzistuese.

Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara i kanë shtyrë vendimet për të riparuar autostradat e vjetëruara, linjat hekurudhore dhe rrjete të tjera të infrastrukturës për vite me radhë, gjë që ka penguar rritjen ekonomike. Gjithashtu ai e lidhi gjithashtu indirekt këtë çështje me zgjedhjet e ardhëshme për kongresin, duke thënë se amerikanët kanë përpara zgjedhjen mes rënies ekonomike dhe begatisë, zgjedhjen mes të kaluarës dhe të ardhmes.

XS
SM
MD
LG