Një film shqiptar në Festivalin e Amsterdamit
Regjisori shqiptar Ervin Lera po merr pjesë këto ditë në Festivalin Ndërkombëtar të Amsterdamit me filmin e tij “Emancipimi i turmave”. Filmi merr shkas nga protestat e studentëve shqiptarë gjatë vitit 2018, dhe përpiqet të shpjegojë nevojat e shoqërisë për t’u zhvilluar përmes revoltave.