Lidhje

Moderna fillon studimin e vaksinës COVID tek fëmijët e vegjël


Kompania bioteknologjike Moderna tha të martën se ka filluar një studim për të testuar sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës së saj ndaj COVID-19ës tek fëmijët e moshës nga gjashtë muaj deri në më pak se 12 vjeç.

Moderna ka ndërmarrë kështu hapat e saj të parë në mbrojtjen e më të rinjve.

Kompania e bioteknologjisë njoftoi të martën se ka filluar një studim që do të testojë vaksinën e saj COVID-19 tek foshnjat dhe fëmijët, duke filluar nga mosha gjashtë muajshe deri në moshën afro 12 vjeç.

Studimi do të vlerësojë sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës së saj me dy doza, të cilat jepen me 28 ditë diferencë nga njëra-tjetra.

Aktualisht ajo është e autorizuar për përdorim tek amerikanët e moshës 18 vjeç e lart.

Dhjetorin e kaluar, Moderna filloi një studim të veçantë për të testuar vaksinën e saj tek adoleshentët mes 12 dhe 18 vjeç.

Studimi i fundit për fëmijët e vegjël po kryhet në bashkëpunim me Autoritetin e Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor (BARDA), dhe Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, i cili ndihmoi në zhvillimin e vaksinës Moderna dhe drejtohet nga Dr. Anthony Fauci.

Dr. Fauci ka parashikuar që fëmijët e shkollës fillore do të mund të vaksinohen deri në tremujorin e parë të vitit 2022.

Kompania Moderna tha se synon të regjistrojë rreth 6'750 fëmijë në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada për këtë studim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG