Kosova ka hyrë në muajin e pestë të përballjes më një krizë të thellë politike për shkak të mospajtimeve rreth marrëveshjes së arritur në bisedimet me Serbinë për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.