Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se nuk do të marrë pjesë në takimin e njoftuar për të shtunën në Shtëpinë e Bardhë, pas situatës së krijuar me publikimin e akuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli.