Vizita e Daçiç në Kosovë
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, pritet të qëndrojë të shtunën në Graçanicë afër Prishtinës në një vizitë që autoritetet e Kosovës e cilësojnë me karakter fetar. Megjithatë, vizita që do të zhvillohet me lejen e qeverisë së Kosovës pritet të jetë edhe në funksion të thirrjeve drejtuar pjesëtarëve të komunitetit serb që të marrin pjesë në zgjedhjet për pushtetin komunal në Kosovë që mbahen më tre nëntor. Për herë të parë në këto zgjedhje do të përfshihen edhe komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe.