Mustafa: Të vlerësohet mirë çështja e tarifave nga qeveria e ardhshme
Kryetari i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e reja në Kosovë duhet të vlerësojë mirë çështjen e tarifave ndaj mallrave serbe të cilat sipas tij. nuk mund dhe nuk duhet të hiqen lehtë.