Në Kosovë organizatat që merren me mbikëqyrjen e sistemit të drejtësisë thanë të mërkurën se ky sistem ka nevojë të kalojë sa më parë procesin e vetingut ashtu që të kthehet besimi i njerëzve në shtet të së drejtës. Sundimi i mirëfilltë i ligjit sipas tyre nuk mund të arrihet pa larguar nga sistemi njerëzit e afërt me politikën apo me grupe të ndryshme të interesit.
Facebook Forum