Kosova shënoi të enjten ditën ndërkombëtare të personave të zhdukur, duke bërë thirrje për ndriçimin e fatit të mbi 1 mijë e 600 personave, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare.
Organizatat humanitare vendase e ndërkombëtare thonë se mungesa e vullnetit politik ka ngadalësuar procesin e ndriçimit të fatit të të zhdukurve, edhe 18 vjet pas përfundimit të luftës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Edlira Bllaca, vizitoi një nga fshatrat më të prekura gjatë luftës, Krushën e Madhe.
Facebook Forum