Në Kosovë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që të numërojë fletëvotimet që kanë ardhur në Kosovë nga diaspora pas mbylljes së procesit të votimit, pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Kosovës, e cila i dha të drejtë ankesës së bërë nga Lëvizja Vetëvendosje për të numëruar këto vota. Vendimi nxiti reagimin e disa partive politike si Nisma Socialdemokrate, kryetari i së cilës tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka humbur besueshmërinë dhe e ka dëmtuar procesin procesin zgjedhor. Nga Prishtina njofton korrespondentja jonë, Edlira Bllaca.
Facebook Forum