Lidhje

Kosovë: Arrestime për shkelje të masave kufizuese gjatë pandemisë


Në Kosovë sipas të dhënave zyrtare të policisë deri më 20 maj janë hapur 1 mijë e 379 raste ndaj 2 mijë 425 personave për siç thuhet “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Rastet e hapura lidhen kryesisht me arrestimin e qytetarëve që nuk i kanë respektuar vendimet e autoriteteve për kufizimin e lirisë së lëvizjes si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Por, njohës të çështjeve juridike në vend thonë se arrestimi i qytetarëve për mosrespektim të këtyre masave është i kundërligjshëm dhe paraqet shkelje të të drejtave të tyre, meqë vendimet e qeverisë nuk kishin bazë ligjore gjë që sipas tyre u dëshmua me vendimet e Gjykatës Kushtetuese e cila i shpalli ato në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.
Kosovë: Arrestime për shkelje të masave kufizuese
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:30 0:00

“Çdo veprim në këtë rast i privimit të lirisë së qytetarëve përbën shkelje të të drejtave të tyre dhe është privim i kundërligjshëm i lirisë. Në të gjitha këto raste ne kemi kritikuar në vazhdimësi qasjen që e ka pasur Policia e Kosovës, ndoshta jo me fajin e vet sepse është vendosur në një situatë tejet të palakmueshme që të veprojë, konsiderojmë që qytetarëve ju kanë shkelur të drejtat dhe për këto shkelje secili qytetar ka të drejtë që ta padisë shtetin”, thotë Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për drejtësi.
Në dy raste, së pari më 23 mars e më pas me 15 prill qeveria e Kosovës, përkatësisht ministria e Shëndetësisë vendosi masa kufizuese të cilat nxitën shumë reagime por edhe vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese për veprime në kundërshtim me Kushtetutën. Qeveria tha se vendimet u morën në pajitm me rekmnadimet e autoriteteve mjekësore.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, në një bisedë për Zërin e Amerikës thotë se institucioni që ai drejton ka kohë që ka nisur një hetim lidhur me ligjshmërinë e veprimeve të organeve të rendit gjatë pandemisë.
Shqetësues për zotin Jashari është fakti se Kosova ende nuk ka një ligj të kompensimit të qytetarëve për raste të tilla kur i shteti shkel të drejtat e tyre.
Në fakt Kosova nuk ka pasur asnjëherë një ligj as procedural as material që ka paraparë në mënyrë të denjë se si qytetari mund të kompensohet kur shteti është ai që ka shkelur të drejtën e tij dhe para një viti ne kemi adresuar një kërkesë formale për hartimin e një instrumenti të tillë ligjor që bile së paku aspektin procedural do ta plotësonte dhe pastaj qytetarët do ta kenë më të lehtë për të ndjekur kompensimin që do të duhej ta bëj shteti”, thotë zoti Jashari.
Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se kufizimi i lirisë së lëvizjes së qytetarëve në fakt ka mundur të bëhet vetëm përmes një ligji të posaçëm.
Nëse do të kishim masa adekuate për kufizim të lirisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 atëherë do të ishte gjithçka në rregull por këto masa do të duhej të vinin vetëm në bazë të asaj që e lejon Kushtetuta e në këtë rast lirinë e lëvizjes mund t’ua kufizosh qytetarëve vetëm përmes Kuvendit të Kosovës, vetëm përmes një ligji të veçantë”, thotë ai.
Por, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i tha Zërit të Amerikës se policia vetëm ka zbatuar vendimet e institucioneve shtetërore.
“Mund të them që prej 13 marsit kur janë paraqitur rastet e para me COVID menjëherë policia e Kosovës ka filluar aktivitetet e saj, fillimisht duke hartuar një urdhër operativ dhe menjëherë kemi filluar punën në bashkëpunim me institucionet tjera të Republikës së Kosovës. Policia qysh nga atëherë ka filluar edhe një orar të shtuar për të pasur aktivitet më të madh dhe ka kaluar në orar 12 orësh i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite”, thotë zoti Krasniqi.
Avokati i Popullit vlerëson se ka një mungesë të bashkërendimit të institucioneve të rendit në përballje me pandeminë.
Mendoj që ka pasur hapësirë e mundësi që institucionet e rendit të dakordohen për një qasje rreth kësaj edhe të jenë konsistente në reagimin zyrtar, është obligim ligjor që të ketë një reagim sipas detyrës zyrtarë në mënyrë që të bashkërendojnë qasjen dhe të jenë në pajtueshmëri me ligjin, si duket kjo nuk ka ndodhur në Kosovë mbi bazën e vlerësimit që e kemi bërë deri tani dhe pasojën e ka bartur qytetari”, thotë ai.
Zoti Musliu ndërkaq tërheq vërejtjen të qasja e organeve të rendit në zbatimin e vendimeve.
Kemi parë teste të protestave në ndërkohë që kemi parë familjarë të cilët e kanë pasur fatin e keq që të humbin të dashurit e tyre në këtë kohë por që të mos jenë pjesë as e varrimeve të tyre, pra kjo është një qasje selektive e policisë së Kosovës, e cila nuk e di se a është zënë në befasi në rastin e shkeljeve që kanë ndodhur apo ka vepruar në mënyrë të qëllimshme por cilado qoftë është e gabueshme dhe e kundërligjshme”, thotë ai.
Deri tani koronavirusi ka prekur një mijë e katër persona në Kosovë, 29 prej të cilëve kanë humbur jetën ndërsa 772 të tjerë janë shpallur të shëruar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG