Në Kosovë Instituti për Drejtësi publikoi të shtunën raportin “Politikë e kriminalizuar”, i cili nxjerr në pah se gjatë 13 vjetëve ndaj 298 politikanëve janë ngritur aktakuza të ndryshme. Të dhënat e raportit tregojnë se shumica e këtyre akuzave lidhen me vepra korrupsioni të cilat ende mbesin ndër më të pandëshkuarat nga sistemi i drejtësisë.
Facebook Forum