Lidhje

Dy të vdekur në një sulm në një shkollë në Kentaki


Dy persona person humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën disa të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me armë në një shkollë të mesme në Kentaki, thanë zyrtarët të martën.

Guvernatori i shtetit të Kentakit, Matt Bevin dhe policia e shtetit konfirmuan në Twitter incidentin me armë në Shkollën e Mesme të qytetit Benton në perëndim të Kentakit.

Policia tha se autori i sulmit u arrestua rreth 15 minuta pas fillimit të sulmit me armë.

Guvernatori Bevin, i cili u nis shumë shpejtë drejt qytetit ku ndodhi incidenti, lëshoi një deklaratë në të cilën thoshte: "Është e pabesueshme që kjo të ndodhë në një komunitet të vogël si ai në distriktin Marshall. Ndërkohë që gjërat janë ende të paqarta, unë u bëj thirrje njerëzve që ta mbështesin njëri tjetrin."

Autoritetet federale janë bashkuar me agjencitë shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit në hetimin e incidentit.

Policia e Kentakit tha se do të jepte më shumë informacion në momentin kur ai do të jetë i disponueshëm. Zyrtarët e shkollës së mesme ende nuk kanë bërë komente për ngjarjen.

Shkolla, në të cilën janë të regjistruar mbi 1,100 nxënës, është rreth 40 kilometra nga qyteti Paducah i Kentakit, ku në një sulme me armë në vitin 1997 humbën jetën tre persona dhe u plagosën pesë të tjerë.

Të hënën, në Teksas, një vajzë 15-vjeçare u plagos pasi u qëllua nga një shok klase i moshës 16-vjeçare në mensën e një shkolle të mesme në qytetin Italia.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG