Më shumë se 700 mijë vizitorët që pritet të vijnë në Uashington për të ndjekur inaugurimin e dytë të presidentit Barack Obama, do të kalojnë më shumë kohë duke pritur në rradhë, në një ditë të ftohtë së bashku me turmën – për të marrë pjesë në këtë festim të demokracisë. Por, për ata që kanë mundësitë ekonomike, ceremonia e inaugurimit mund të jetë një ekskursion luksoz ku ata të ndjehen të privilegjuar.
Për vetëm 57 mijë dollarë dy njerëz me fat mund të qëndrojnë në suitën presidenciale në hotelin Park Hyatt të Uashingtonit. Ky qëndrim është pjesë e paketës katër ditore që përfshin edhe punonjës shërbimi dhe kuzhinierë të cilët do të pregatisin disa prej ushqimeve të preferuara të presidentit Obama, si edhe një raft me veshje nga stilistë të dyqaneve luksoze Sax Fifth avenue.
Drejtoresha e marrëdhënieve me publikun në hotelin Hyatt, Renee Eisman, thotë se inaugurimi preidencial sjell njerëzit e pasur e të famshëm në Uashington dhe hotelet e shtrenjta duhet të ofrojnë diçka të veçantë për të përballuar konkurrencën.
“Mendoj se të gjithë po përpiqen që të krijojnë diçka të veçantë e tërheqëse , paketat presidenciale për të ftuarit janë për të tërhequr vëmendje pikërisht këtë periudhë që është mjaft e ngjeshur; është si një lloj ceremonie e çmimeve Oscar këtu në Uashington”.
Për 100 mijë dollarë të ftuarit në suitat preisdencial në hotelin Ritz Carlton do të kenë mundësi të kenë paketën e standarteve të larta. Në të përfshihet shërbimi i limuzinës, vizitat në zonat turistike dhe historike të qytetit si dhe rezervimi i një vendi të mirë për të ndjekur paradën inauguruese në Newseum, muzeu i gazetarisë. Paketa përfshin edhe një mbrëmje private me ëmbëlsira në një lokal ku provohen verërat në lagjen e Xhorxhtaunit.
Menaxherja kryesore e hotelit Ritz Carlton, Elizabeth Mullins thotë se ka edhe elementë të shërbimit publik të përfshirë në këtë pritje; kuzhinierët e hotelit do të punojnë për një vakt ushqimor të veçantë për miqtë e ftuar me studentë të kulinarisë së Kuzhinës Qendrore të DC,- një organizatë e cila ushqen të pastrehët.
“Mendoj se do të jetë një përvojë shumë e mirë për studentët e kësaj qendre që të jenë në gjendje të tregojnë dijet e tyre në këtë mënyrë si dhe të mësojnë të gatujanë krahasa ekipit tonë të kuzhinierëve në këtë përvojë kaq të veçantë”.
Inaugurimi i dytë i preisdentit Obama nuk pritet që të tërheqë aq shumë njerëz sa në vitin 2008, ndaj shumë prej këtyre paketave ekstravagante ende mund të gjenden.
Edward Berkowitz, profesor i historisë në universitetin George Washington, thotë se duke folur në mënyrë të përgjithshme dhuruesit e pasur janë më të lidhur me republikanët – e konsideruar si paria e biznesit - dhe janë më të pakët për demokratët, që shihen si më të lidhur me sindikatat.
“Demokratëtë janë në fuqi, ndaj ata japin para por në përgjithësi mendo se republikanët kanë më shumë lidhje dhe mendoj se ata janë më shumë për një ceremoni shkëlyqese inauguruese”.
Megjithatë inaugurimi presidencial është një mundësi për të parë se si zbatohet demokracia. Ata që mund ta përballojnë nga ana monetare, mund ta përjetojnë këtë moment me stil dhe në mënyrë luksoze.