Lidhje

Guvernatori i Uiskonsin nënshkruan ligjin mbi të drejtat e negocimit kolektiv


Guvernatori i Uiskonsin nënshkruan ligjin mbi të drejtat e negocimit kolektiv
Guvernatori i Uiskonsin nënshkruan ligjin mbi të drejtat e negocimit kolektiv

Guvernatori i shtetit amerikan Uiskonsin, Skot Uokër, ka nënshkruar ligjin e debatueshme i cili u heq të drejtat e negocimit kolektiv shumë punonjësve të sektorit publik.

Radio stacioni WTMJ njoftoi sot se guvernatori Uokër privatisht e nënshkroi ligjin në fjalë.

Guvernatori kishte thënë se nëse ligji nuk miratohej, 1,500 punonjës shtetërorë do të nxirreshin nga puna. Por, ai i tërhoqi komentet për heqjen e njerëzve nga puna dhe sot më vonë ka në plan të mbajë një konference shtypi mbi këtë çështje.

Kjo masë u miratua dje nga dhoma e ulët e legjislaturës në Uiskonsin, një ditë pasi senati i hapi rrugë miratimit në një lëvizje të papritur duke lejuar votimin e ligjit pa praninë e 14 senatorëve demokratë. Senatorët demokratë janë larguar nga shteti në përpjekje për të ndaluar votimin e ligjit.

Votimi i së enjtes pasoi disa javë protestash që mblodhën dhjetëra mijëra protestues të cilët kundërshtonin miratimin e ligjin në kryeqytetin e shtetit, Madison.

XS
SM
MD
LG