Një prej parimeve madhore të lëvizjes së grave në Shtetet e Bashkuara është ideja se gratë mund dhe duhet të jenë në gjendje që “t’i kenë të gjitha” – që do të thotë të jenë të afta që të kenë një karrierë të suksesshme si dhe një jetë të përmbushur familjare. Por kjo ide ka risjellë në vëmendje debatin - i ngjallur sëfundmi nga një artikull i botuar në një revistë- ndërkohë që si gratë dhe burrat nuk e kanë të lehtë të gjejnë ekuilibrin mes punës e familjes, në kushtet e shqetësimeve nga kriza ekonomike.
Është një mbrëmje e zakonshme për Jennin dhe familjen e saj. Darka shtrohet paksa vonë por kjo ndodh në një familje që është e ngarkuar me punë.
“Dikush duhet të jetë në shtëpi për të bërë gjithçka që është e nevojshme”.
Jenni punon si këshilltare në një firmë për marrëdhëniet qeveritare në Uashington. Ajo jeton në rrethinat e qytetit me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj që janë në moshën e shkollës. Të dy prindërit angazhohen për të përballuar nga njëra anë kujdesin për vajzat dhe aktivitet e tyre jashtëshkollore si dhe kërkesat e karrierës së tyre.
“Ka momente kur mendoj se do të më pëlqente të përfshihem në një negociatë të rëndësishme, apo në një kauzë të madhe. Por nuk ankohem pasi kam mundësinë të jem në shtëpi tek fëmijët e mi”.
Jenni tregon për zgjedhjen që ajo bëri pak vite më parë, duke lënë punën e saj në një komision të Senatit për të punuar si këshilltare.
“Qyteti i Uashingtonit është një vend me shumë ambicje, me shumë tension dhe nëse punon në nivele të larta të qeverisjes ose në poste specifike në këtë qytet, mendoj se është shumë e vështirë që të krijosh kohën e duhur për të qenë me familjen e për të ecur njëkohësisht edhe në karrierë. Nuk është qytet që të lejon mundësi të tilla”.
Pikërisht këtë vuri re profesorja Anne Marie Slaughter vuri re, kur erdhi në Uashington nga Universiteti “Princeton” në vitin 2009 me një pozitë të lartë në Departamentin e Shtetit. Ajo e la këtë punë në vitin 2011 dhe sëfundmi shkroi një artikull të titulluar “Pse gratë ende nuk mund t’i kenë të gjitha”. Ajo thotë se duhen realizuar ndryshime madhore përsa i përket lirshmërisë në vendin e punës.
“Vendet e punës ende janë të organizuara nën opinionin se dikush që është në marrëdhënie pune nuk kaa fëmijë për të cilët të kujdeset. Prandaj kërkohen ndryshime që nuk është shumë e vështirë të realizohen, por që do të sillnin një përmirësim shumë të madh për prindërit - gra e burra- të cilët duan që të punojnë”.
Neera Tanden, presidente e Qendrës Amerikane për Përparim, nuk është dakord me atë që e quan këndvështrim negativ i zonjës Slaughter.
Ndonëse ajo pohon se shumica e kolegëve të saj në postet drejtuese ose në fushën studimore janë burra, ajo thotë se gratë duhet të jenë krenare për përparimin që kanë bërë deri tani.
“Ne kemi përherë e më shumë gra në poste drejtuese. Ajo që duhet të bëjmë është të punojmë që të sjellim më shumë barazi në vendet e punës, që gratë të paguhen njësoj sa burrat, që ne të jemi të vlerësuara si në punë edhe në familjet tona, dhe kjo është e mundur. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për këtë”.
Jenni thotë se ajo e konsideron veten e saj me fat. Në punë i është lejuar elasticitet për oraret e punës dhe falë teknologjisë ajo mund të punojë kudo që ndodhet.
“Mendoj se pa telefonin tim celular, pa mundësinë që të kontrolloj postën elekronike çdo kohë, ndoshta duhet të qëndroja në zyrë edhe për disa orë të tjera”.
Ora ka ecur dhe Jenni po kontrollon nëse vajzat e saj i kanë bërë detyrat. Më pas ajo shpreson që të mund të lexojë diçka dhe të përfundojë punët e lëna përgjysmë përpara se të shkojë për të fjetur pak para mesnatës. Për të ka qenë një ditë e gjatë, por vështirë të thuhet sa e balancuar ...