Lidhje

Gabrielle Giffords do të japë dorëheqjen nga posti në Kongres


Gabrielle Giffords do të japë dorëheqjen nga posti në Kongres
Gabrielle Giffords do të japë dorëheqjen nga posti në Kongres

Anëtarja e Kongresit amerikan Gabrielle Giffords njoftoi se do të japë dorëheqjen nga posti i saj në Kongres, një vit pasi u plagos rëndë nga të shtënat pa dallim gjatë një tubimi në shtetin e saj Arizona.

Me anë të një videoje të publikuar sot në Internet, Giffords tha se gjendja e saj po përmirësohet, por asaj i mbetet ende shumë punë drejt shërimit të plotë. Ajo tha se po jep dorëheqjen për të mirën e shtetit, që ajo përfaqëson.

Zonja Giffords tha se ka në plan të kthehet në punë për shtetin dhe vendin e saj.

Në video, të folurit e saj të ngadaltë mbulohet me fotografi dhe video para aksidentit si dhe gjatë rehabilitimit. Ajo tha se nuk mban mënd shumë nga "ajo ditë e tmerrshme", por ajo nuk do të harrojë kurrë besimin që pati elektorati i saj, madje ajo i falenderoi ata për lutjet e tyre.

Zonja Giffords u qëllua në kohë dhe gati sa nuk vdiq më 8 janar të vitit të kaluar. Incidenti ndodhi përjasha një dyqani ushqimesh ku ajo po takohej me pjesëtarë të komunitetit që përfaqëson. Kongresistja 41 vjeçare ka bërë një përmirësim të mrekullueshëm përmes një procesi të gjatë rehabilitimi. Ajo u kthye në Kongres gushtin e kaluar për të votuar mbi ngritjen e kufirit të tavanit për borxhin e qeverisë federale.

XS
SM
MD
LG